Qeveria në largim ndan mbi 2 milionë € për punën shtesë të Policisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 13:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e ministrit të Punëve të Brendshme për ndarjen e mbi 2 milionë eurove për kompensim të orëve për Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se këto mjete shtesë dedikohen për kompensimin e  orëve jashtë orarit të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës

“Policia e Kosovës obligohet të angazhohet edhe në orare jashtë punës. PK-ja akumulon edhe orë që janë të pakompozuara”, tha ai.

Ndërsa zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi theksoi se dikasteri i tij obligohet që nga kursimet e 2019-ës të barten mjetet për Policinë e Kosovës.

Të ngjashme