Rrah gruan në Pejë, e bën për spital

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Pejë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme