Zvicra mirëpret arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në një postim në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thotë se inkurajon Kosovën dhe Serbinë të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë sa vijon:

– Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

– Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

– Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme