UNDP, BE dhe komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Tabakut

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP/BE) dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Tabakut dhe hapësirës përreth të mërkuren, më 18 dhjetor, me fillim në ora 15:00 pranë Urës së Tabakut në Gjakovë.

Punimet në këtë urë të shekullit të XVIII filluan në korrik dhe vazhduan përgjatë katër muajve gjatë të cilave u kryen një numër punimesh përfshirë ndërtimin e promenadës dhe shetitoreve, elektrifikimin dhe vizatimin e muraleve. Si edhe në rastin e urës së Terzive, UNDP bashkëpunoi me komunën e cila financoi disa nga punët e restaurimit të urës së Tabakut.

Z. Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Znj. Ms. Hellen Franck, Zëvendës Shefe për Bashkëpunim në Zyren e BE-së, Znj. Burbuqe Bakija-Deva, Zëvendës Ministre e e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zyrtarë komunal dhe partnerë do të marrin pjesë në ngjarje.

Të ngjashme