UNDP dhe ADA fuqizojnë bizneset e gjelbërta të Suharekës

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 12:36 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti “Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën”, i financuar nga Austrian Development Agency (ADA) dhe implementuar nga UNDP-ja, ka organizuar në Suharekë “Ditën e Pjatës së Gjelbër” me qëllim promovimin e sistemit të qëndrueshëm të ushqimit, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të aktivitetit të shënuara në Suharekë, kryetari i komunës, Bali Muharremaj, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me UNDP dhe ADA.

“Dua të falënderoj shefin e UNDP-së, që na ka ndihmuar me projekte në rritjen e cilësisë së energjisë që të kemi sukses dhe të kemi ushqime kualitative. Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunim, ne si komunë jemi të interesuar të vazhdojmë bashkëpunimin, shumë shpejt do kemi mbushës të makinave elektronike do jetë donacion për komunën e Suharekës”, tha Muharremaj.

Ndërsa, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunim në mënyrë që “të ngrisim praktika sociale duke promovuar mundësi të qëndrueshme. Puna ekipore është e rëndësishme të bashkohemi dhe të ndërtojmë një sistem të rëndësishëm për planetin”, tha ai.

I njëjti shtoi se ky organizim ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijesimit sa i përket ruajtjes së ushqimit. Siç tha ai deri në shtatë mijë ton të ushqimit humbet duke mos e arritur tregun.

“Një nga sektorët është bujqësia, që luan një rol të rëndësishëm, i tërë ushqimi që prodhohet mbetet ose hidhet, numrat që i kemi deri në 7 mijë ton të ushqimit të prodhuar, nuk e arrijnë tregun. Njëra ndër arsyet e organizimit të kësaj kampanje është edhe rritja e vetëdijësimit për këtë”, tha Querios.

Ai e vlerësoi edhe punën e grave fermere të Suharekës.

“Gratë fermere që janë angazhuar në biznese kanë treguar suksese të ndryshme në këtë sektor. Jemi këtu duke vlerësuar kontributin e potencialin e tyre. Ajo se çka kemi bërë është më e pakta, ju falënderoj për bashkëpunimin”, tha ai.

Të ngjashme