Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK) do të lansojë botimin special të Pulsit Publik për korrupsionin, në një konferencë për media që do të mbahet sot, në lokalet e UNDP-së.
Një nga rezultatet që del nga anketa me qytetarë, tregon se korrupsioni radhitet si problem i dytë më madhor në Kosovë, menjëherë pas papunësisë.
Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga anketa me 1300 respondentë/qytetarë dhe 500 intervista me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës.