Unë dhe Amerika

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 11:22 | Nga Afrim Veseli

Jeta ime që sot e jetoj i lirë, shtetin dhe lirinë që kam, djali im që po rritet i liri në liri, e kam nga zoti, e kam nga UÇK, e edhe nga Amerika.

Ndër shekuj populli dhe shteti amerikan, kurrë s’na la vetë, ama bash kurrë. Veç atëherë kur Enver Hoxha shante nga Tirana.

Kam punuar gjatë me ushtarak amerikan, e di, e di aa saktë sepse e kam përjetu miqësinë me ta. Aq shumë herë befasohesha, unë dhe ata, bash në asgjë nuk dallonim në dashurin për Kosovën dhe popullin tonë. Në qenien e tyre Kosova ishte Amerikë. E di dhe mund të marrë me qindra shembuj.

Pra, kush sot ka frikë nga Amerika? Secili nëse ka ndonjë, besoni se s’duhet të keni fare, ama bash fare. Bile, po e them, edhe pse Ne mund te mos dalim mirë si qytetar të vendit, Sikur ta duam, ne të gjithë Kosovën, sa ushtarët amerikan e duan vendin tonë, Kosovën.

Dje dhe sot, e edhe nesër kurrë Amerika ndryshe s’do të jetë ndryshe për Kosovën tonë me 1.7 banor e me sipërfaqe 10.488 kilometra katror. Pa far interesi, pos aleancë me Ne.

Pa frikë, Kosova ka shumë jurist të zot, thirrni dhe ulni le të shkruajnë, vetë Ne, Ne kemi biblën tonë Kushtetutën për të cilën derdhëm gjak aq shumë, Ademi, Zahiri, Luani e mija të tjerë. Uluni e shkruani, e kur dikund duhet ndihmë, i kemi miqtë, amerikanët, dhe të përfundon lufta me Serbin dhe serbin. Ti kthehemi zhvillimit dhe forcimit të shtetit, të forcojmë aleancën me Amerikë dhe të hyjmë në NATO, atëherë siç pat thënë Gjeneral Haradinaj, në ditën e formimit të ushtrisë, “që edhe heronjtë në varre do pushojnë të qet”.

Uluni, shkruani, bibla-Kushtetutën përpara dhe pa frik.

Zoti e ruajte atdheun tonë.

(Autori është kolonel në pension i FSK-së)

Të ngjashme