UNICEF do t’i furnizojë nxënësit me maska dhe pako higjenike

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

UNICEF-i në Kosovë ka bërë të ditur se 660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, shkruan Gazeta Metro.

Arsyeja e këtij furnizimi është se çdo fëmijë duhet të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

UNICEF në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19.

“Këta fëmijë, janë gati për të nisur ditët e para në shkollë!

Dhe marrë për bazë faktin se Ministria e Arsimit ka vendosur të rihap shkollat, ne së bashku me partnerët tanë USAID Kosovo po bëjmë çdo përpjekje që fëmijët të kthehen sigurt në shkollë.

660 shkolla primare dhe sekondare në Kosovë do të furnizohen me pako higjienike si dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, në mënyrë që çdo fëmijë të përgatitet dhe të jetë i mbrojtur për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.

2200 mësues do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 2 maska për mburojën e fytyrës, 3 maska për fytyrën, dezinfektues dore 1L, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19.

7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako mbrojtjeje të cilat përbëhen nga: 1 mburojë për fytyrën, 3 maska për fytyrën, 200 ml dezinfektues dore, 1 fletore dhe 1 pako mbajtëse me mesazhe parandaluese nga COVID-19”, thuhet në postim.

Të ngjashme