Unikkatil koncert në Gjilan: Duda kërcënon me jetë publikisht pronarët e klabit

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Unikkatili ka paralajmëruar se do të jetë në Gjilan për të performuar në një nga klabet më të mëdhaja në vend, transmeton Gazeta Metro.

Duket se këtë lajm nuk e ka pritur mirë Burim Osmani, i njohur ndryshe si ‘Duda’ i cili ka vite që ka armiqësi me Unikkatilin. Ai i ka kërcënuar publikisht pronarët e klabet, pasi që e kanë organizuar një koncert të tillë në Gjilan.

‘Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt…’, a shkruar në Facebook Duda.

Nuk i ka mjaftuar vetëm kjo, por ky ka drejtuar mesazh kërcënues Unikkatilit ku i ka thënë:

‘Mirësevjen në GanGLand pa lejen tem sun e shkel at ven’, ka deklaruar publikisht ai.

Armiqësitë mes dyshes janë riaktivizuar, ndërsa deri tani nuk ka pasuar asnjë reagim nga policia, e cila sipas rrethanave është dashur të reagoj deri më tani, pasi që Duda ka kërcënuar me jetë publikisht pronarët e klabit në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme