United heq dorë nga blerja e Griezmann

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 10:02 | Nga

Djajtë e Kuq janë tërhequr nga gara për transferimin e asit francez, duke ia lënë të hapur rrugën katalunasve për ta realizuar synimin e tyre.

Barcelona do ta ketë të lirë rrugën drejt transferimit të Antoine Girezmann, pasi Manchester United ka vendosur të tërhiqet nga gara për nënshkrimin me të.

Besohet se Jose Mourinho pëlqen shumë lojën e asit francez, por se nuk beson se ai ka kualitete aq të mëdha, për të arsyetuar shifrën e lartë të transferimit.

Në anën tjetër, kataluansit po e monitorojnë Griezmann dhe Philippe Coutinho, megjithëse mund të nënshkruajnë vec me njërin nga ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme