Jose Mourinho pësoi humbjen e tij të parë në ligë, në ndeshjen e zhvilluar sot në Old Trafford.
Golin e parë për Cityn e realizoi Kevin De Bruyne në minutën e 15-të. Belgu përfitoi nga asistimi i Ihaneachos dhe gabimit të mbrojtësit Daley Blind për të mposhtur portierin De Gea.
De Bruyne ishte asistues në golin e dytë të Cityt. Pas topit të kthyer nga goditja e shtyllës, përfitoi nigeriani Inaheachos, i cili nga afërsia realizoi për 2 me 0.
Zlatan Ibrahimoviq tre minuta para fundit të pjesës së parë realizoi golin e vetëm për Unitedin.
Me këto tre pikë, City mbetet në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Unitedi me këtë humbje pozicionohet në vendin e tretë me 9 pikë.