Universiteti “Columbia” mbështet Ministrinë e Ekonomisë në zbatimin e strategjisë së energjisë

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 09:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në New York, të hënën kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, përmes të cilit Universiteti do ta mbështesë Kosovën drejt zbatimit të suksesshëm të Strategjisë së Energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Përmes Memorandumit, Universiteti “Columbia” do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë në implementimin e suksesshëm të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 përmes studimeve e hulumtimeve akademike, përfshirë intervista e takime në terren.

Aty u tha se dy pika të fokusit të hulumtimit e raportit të tyre do të jenë zhvillimi i skemave konkurruese për integrim të burimeve të ripërtërishme në Kosovë si dhe skemave mbështetëse për rritje të efiçiencës së energjisë.

Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se përvoja dhe njohuritë e këtij universiteti mbi zhvillimin e sektorit të energjisë, analizën e të dhënave dhe ligjin ofrojnë përbërjen më të madhe të asaj që kërkon politikëbërja e bazuar në dëshmi të energjisë.

Ajo u shpreh e lumtur që Universiteti “Columbia” përzgjodhi Kosovën për projektin e tyre, për çka tha se do të japin maksimumin për të përfituar nga njohuritë e tyre.

“Si politikëbërëse që beson në politikëbërje të bazuar në fakte, është e rëndësishme që të kemi sa më shumë hulumtime që është e mundur mbi çështjet që i trajtojmë dhe që do të shfrytëzojmë në maksimum hulumtimin nga Universitetit Columbia”, u shpreh ajo.

Profesori i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin “Columbia”, Jenik Radon u shpreh se kontributi që do të japin shpreson që do ta ndihmojnë Kosovë në zhvillimin e saj.

“Mezi presim të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me ju (Qeverinë e Kosovës), e jo vetëm një bashkëpunim të njëhershëm. Ne e kuptojmë që puna që jemi duke bërë është më e rëndësishme se kurrë për të kontribuar së bashku në zhvillimin e shtetit tuaj”.

Të ngjashme