Universiteti Francez i Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike jep 6 bursa studimi

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 15:43 | Nga

Universiteti Francez i Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike, ka ofruar 6 (gjashtë) bursa studimi për Republikën e Kosovës, për vitin akademik 2018 – 2019.

Përmes këtij programi mundësohet studimi në Universitetin e Francës për dy kandidatë pretendentë të cilët pas përfundimit të shkollimit do të jenë staf në Administratën Tatimore për 4 vite, në fushën e Teknologjisë Informative.

ATK falënderon Epitech Albania – Universitetin Francez të Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike, që kanë mundësuar këto bursa, dhe njëkohësisht beson shumë së është bërë një përzgjedhje e cila do të përmirësoj cilësinë e edukimit profesional dhe shkencor, si dhe rritjen e ekspertëve të ardhshëm në tregun vendas e më gjerë.

 

Të ngjashme