Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”: Vlerësimi i ekspertëve rumanez, i njëanshëm dhe tendencioz

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Mitrovicës ka reaguar rreth vlerësimit të dy ekspertëve nga Rumania, vlerësim të cilin e kanë quajtur si të njëanshëm dhe tendencioz.

“Konstatimet e dy ekspertëve nga Rumania, njëri prej të cilëve student, të paraqitur në raport të akreditimit institucional ndaj Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë shumë tendencioze, subjektive dhe aspak në përputhje me gjendjen faktike dhe juridike në këtë Universitet”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

“Angazhimi i Ana Prisacariu, dhe një studenti nga Rumania në ekipin e ekspertëve, dëshmon më së miri dozën e subjektiviteti që e kanë treguar këta; në raportin e tyre, i cili përmban shumë konstatime të paqena, shtrembërime të fakteve me të vetmin qëllim që institucionin ta dëmtojnë sa më shumë”

Tutje në reagim thuhet se qëllimi i tyre ka qenë dëmtimi i imazhit të tyre teksa kanë kërkuar nga institucionet relevante që t’i parandalojnë këto lojëra.

“Vetë fakti se shumica absolute e programeve të studimit në Universitet janë të akredituara dhe veprimtaria akademike zhvillohet në një kampus shumë modern dhe më të mirin në regjion (më të mirë se çdo universitet publik në Rumani), dëshmon se qëllimi i këtyre dy ekspertëve ka qenë që nga fillimi tendencioz dhe me qëllime të caktuara – dëmtimin e imazhit dhe subjektivitetit të UMIB-it”.

“Prandaj, ne shprehim indinjatë të thellë dhe revoltën tonë shumë serioze për një abuzim të tillë nga dy ekspertët rumun të instrumentalizuar (për qëllime të caktuara) dhe kërkojmë nga institucionet tona relevante që t’i parandalojnë këto lojëra me prapavijë joakademike, gjegjësisht politike nga qarqe të caktuara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme