Universiteti i Prishtinës shpall konkurs plotësues për studentë të rinj

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, i ka shpallur 2 mijë e 144 vende të lira në konkursin plotësues për regjistrimin e studentëve të rinj në nivelin themelor të studimeve-bachelor.

Sipas konkursit publik, të shpallur edhe në faqen zyrtare të UP-s në Facebook, aplikimi i të rinjve fillon sot dhe zgjatë deri më 16 të këtij muaji.

“UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23. 2144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme