Universiteti i Prishtinës përgjysmon bursat e studentëve

Prishtinë | 31 Dhj 2017 | 11:09 | Nga

Në kohën kur pagat e zyrtarëve të Shteti po dyfishohen, dikush po kujdeset që t’ua zvogëlojë bursat studentëve më të mirë të Universitetit të Prishtinës. Kështu, Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë që të ulë në 500 euro bursën për studentët e shkëlqyeshëm. Para dhjetë vitesh, bursa për studentë ka qenë 900 euro. Vendimi është marrë të mërkurën e kaluar.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka marrë vendim për ndarjen e bursave për studentët e dalluar për vitin akademik 2017/2018.

Sipas drejtuesve të UP-së, çdo përfitues i bursës i nivelit bachelor do të marrë shumën e 500 eurove. Ky vendim është bërë publik më datë 21 nga ana e UP-së.

“Lartësia e bursës universitare për vitin akademik 2017/2018, për çdo përfitues do të jetë 500 euro, e cila ndahet për rezultatet e arritura në vitin akademik 2016/2017. Bursa ndahet për periudhën e studimeve, përkatësisht për 10 muaj të vitit akademik”, thuhet në vendimin që Këshilli Drejtues i UP’së e ka marrë.

Tutje, nga ky vendim bëhet e ditur se përfituesit do t’i marrin mjetet të cilat do të shpërndahen nga buxheti i vitit 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme