Universiteti zviceran shpreh interesim të bashkëpunojë me UBT-në

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i përbërë nga koordinatori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Hepia”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, prof.dr. François Lefort ka vizituar UBT-në, me qëllim të nisjes së bashkëpunimit mes dyja institucioneve.

Ai është pritur nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti, si dhe iniciuesit e këtij bashkëpunimi, Ekrem Kurexha dhe Medin Zeqiri.

Gjatë këtij takimi, profesori Lefort u njoftua me programet aktuale të institucionit dhe me formën e studimeve që zhvillohen në kuadër të fakulteteve. Ai shfaqi gatishmërinë për të nisur një bashkëpunim ndëruniversitar, që do të konkretizohet edhe me një memorandum mirëkuptimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, ndër tjerash, parasheh shkëmbimin e stafit dhe studentëve për 1 ose 2 semestra të vitit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, vijimin e praktikave profesionale dhe vizitave studimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme