UP e nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” laureatin e çmimit Nobel, Dan Shechtman

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 15:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, për laureatin e çmimit Nobel, Dan Shechtman, raporton Ekonomia Online.

Ky titull ju nda profesorit Shechtman për punën e tij inovative mbi kuazikristalet dhe kontributin e rëndësishëm në avancimin e shkencës së materialeve dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm për përdorimin e shkencës dhe teknologjisë për mirëqenien e shoqërisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha se është nderë për Universitetin që të ndaj çmimin për Dan Shechtman për punë  e tij në fushën e shkencave materiale.

“Është nder i madhe për ne të gjithë që të i’u ndajmë titullit ‘Doctor Honoris Causa’ duke njohur punë ne fushën e shkencave materiale, angazhimit të madhe në shkencë. Profesori ka mbajtur disa pozita të respektuara gjatë jetës së tij. Në vitin 2011 profesor Dan Shechtman morri çmimin Nobel në kimi”.

“Sot si komunitet mund të mësojmë mësime të vlefshme nga rruga e tij. Përveç karrierës se tij të shquar profesori ka inspiruar individ të pa numërt më historitë e tij”, tha ai.

Profesori Sefer Avdiaj tha se Dan Shechtman me punë e tij shkëncore ka bërë që të ketë përfitim edhe shoqëria, raporton EO.

“Është nderë dhe privilegj që të ju drejtohem sot një pionieri i vërtet në shkencën materiale. Karriera e profesorit si shkencëtar është zhvilluar në rrugën e përparimit dhe të kuptuarit në shkencat materiale”.

“Ai i’a ka përkushtuar karrierën e tij shkencës, nga ajo ka përfituat shoqëria”, tha ai.

Ambasadorja e Izraelit,  Tamar Ziv, tha se është e lumtur që në Kosovë po i ndahet çmimi profesorit Dan Shechtman, në kohën kur shteti i Izraelit është po e feston përvjetorin e pavarësisë.

 “Do të doja ta falënderoja rektorin, për ftesën dhe për drejtim e kësaj vizite. Sot kemi nderin që profesori Dan Shechtman nderohet me titullit ‘Doctor Honoris Causa’ si njohje për kontributin e tij në shkencë”.

“Ai ka luajtur një rol të madhe në zbulimet shkencore. Ka inspiruar brezat e ardhshëm”, tha ajo.

E profesori Dan Shechtman, i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve, falënderoj UP për titullin “Doctor Honoris Causa”, ai tha se profesorët duhet ti inkurajojnë studentët që të punojnë në të mirë të shoqërisë.

“Puna jonë si profesorë, sepse edhe unë jam njëri prej jush, është të inkurajojmë studentët tanë që
të bëhen profesionistë të mirë, çfarëdo që ata zgjedhin, të bëhen profesionistë të mirë dhe të
kontribuojnë në këtë shoqëri. Ju duhet të siguroheni që Kosova t’i tërheqë njerëzit e diasporës
tuaj, gjysma e njerëzve tuaj jetojnë në vende të tjera, ata kanë një jetë të mirë por do të dëshironin,
të paktën shumë prej tyre, do të dëshironin të kthehen në atdheun e tyre, por ju duhet të ua krijoni
kushtet që ata të vijnë”, tha ai.

Të ngjashme