UP mohon se Isa Mustafa është paguar pa mbajtur mësim nga viti 2016-të

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina:”, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar nga viti 2016-të pa mbajtur mësim.

Në reagimin e UP-së thuhet se ndaj Mustafës nuk është ekzekutuar asnjë pagesë.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme