Uran Bislimi refuzoi Kosovën, ftohet nga Zvicra

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar, Uran Bislimi është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Selektori i Helvetikëve, Murat Yakim ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferoviqin, për ta zëvendësuar Breel Embolon.

Bislimi luan te Lugano në Superlignë e Zvicrës, teksa për të është ftesa e parë nga kombëtarja helvetike.

Ai më parë ka luajtur për Dardanët, ku ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ndërsa ka shënuar një gol.

Zvicra këtë muaj përballet me Andorrën dhe Rumaninë në kuadër të Grupit I kualifikues. Në këtë grup bën pjesë edhe Kosova që gjithashtu do të zhvillojë dy ndeshje.

Të ngjashme