Nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, do të dalë sot në konferencë për media.
Në njoftimin e PDK-së bëhet e ditur se konferenca e Ismailit pritet të fillojë në orën 10:30.
“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Express mëson se Ismaili do t’i tregojë emrat e drejtorëve dhe nënkryetarin e Komunën e Prishtinës, nga radhët e PDK-së.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka emëruar disa drejtorë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK dhe PDK kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur në Komunën e Prishtinës, sipas të cilës, PDK-së i takojnë nënkryetari dhe katër drejtori.