Uran Ismaili: Qytetarët po kërkojnë një kryeministër që sjell normalitet e stabilitet, e ai është Bedri Hamza

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përfaqëson stabilitetin dhe përvojën institucionale që i duhet vendit.

Duke folur për figurën e Hamzës, Ismaili tha se ai është një burrështetas me përvojë të gjatë në institucione publike dhe me rezultate të dëshmuara në qeverisje.

“Bedri Hamza personifikon një burrështetas që ka punuar gjatë në institucionet publike. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje tenton t’i minimizojë të arriturat e tij”, tha Ismaili.

Sipas tij, në një kohë krize politike, ekonomike dhe institucionale, qytetarët po kërkojnë një kryeministër që sjell normalitet, bashkëpunim dhe stabilitet, jo konflikt e përçarje.

Ismaili tha se përvoja e Hamzës në zhvillimin e institucioneve është një nga arsyet pse qytetarët po e shohin atë si alternativën më të besueshme për qeverisjen e ardhshme.

Ai shtoi se më 7 qershor qytetarët kanë mundësinë ta ndalin krizën dhe të zgjedhin një qeveri që fokusohet në zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet me Bedri Hamzën në krye.

Të ngjashme