Uran Ismaili rregullon dritat në Ulpianë, flet për ndriçimin publik

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili pjesë të rëndësishme të programit të tij e ka edhe ndriçimin publik.

Për ta demonstruar nevojën për rregullimin e ndriçimit publik nëpër lagje, Ismaili ka shkuar në Ulpianë ku bashkë me qytetarë dhe aktivistë e ka vendosur një reflektor në një nga tunelet e errëta të Ulpianës. Sipas Ismailit, rregullimi i ndriçimit publik rritë sigurinë publike në çdo lagje dhe ai është zotuar që zgjidhjen e plotë për rrugët e errëta në kryeqytet do ta përfundojë deri në qershor të vitit 2023.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Ismaili ka deklaruar “Sot e ndreqëm një dritë në një prej tuneleve të Ulpianes. Shumë rruge të frekuentuara të lagjeve tona kanë mbetë pa ndriçim publik. Por s’ka vend për ankesa për çka nuk është bërë dje, sepse sot jemi bashkë dhe do ta ndreqim Prishtinën, në çdo lagje. Nën qeverisjen time, çdo lagje e Prishtinës do të ketë ndriçim publik deri në qershor të vitit 2023. Prishtina na bashkon :deciduous_tree: #bashkeendreqim”

Në programin e tij për Prishtinën, Ismaili e ka detajuar zgjidhjen për ndriçimin publik efiçent, duke treguar se çfarë do të bëjë në këtë drejtim, si do ta bëjë zgjidhjen e këtij problem në hapa konkret, si dhe datën se kur i gjithë projekti për ndriçim publik do të finalizohet nën mandatin e tij si Kryetar i Prishtinës.

Të ngjashme