Urimi i Dua Lipes për 28 Nëntor: Jam krenare që jam shqiptare

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa uroi gjithë shqiptarët me një foto me flamurin kuq e zi.

Dua Lipa arrin çdo herë t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë, me sukseset që i arrin.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja publikoi një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.

Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! 🇦🇱 KRENARE QË JAM SHQIPTARE ❤️ URIME DITA E PAVARËSISË!!”, shkruan Dua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme