Urimi i Pacollit për Krishtlindje

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 10:48 | Nga

Behgjet Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes.

Në urimin e tij ai ka thënë se në këtë ditë kremte, “ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit…”

Urimi i plotë i Pacollit:

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, me respektin më të thellë ju përcjell urimet e Mia dhe të Aleancës Kosova e Re, të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.

Uroj që në këtë festë që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni në begati dhe harmoni me më të dashurit tuaj, duke ndarë momente të çmuara të kësaj feste madhështore.

Në këtë ditë kremte, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, ndaj miqve dhe ndaj gjithë shoqërisë.

Uroj që nata e Krishtlindjes të na sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe të na kujtojë të gjithëve që përherë të mbajmë në vete mirëkuptimin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.  Gëzuar Krishtlindjet!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme