Urimi për vitin 2026, Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Prishtinë | 30 Dhj 2025 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Ky vit është për t’u shënuar për kombëtaren e Kosovës.

“Dardanët” në vitin 2025 e arritën kualifikimin në ligën B të “Nations League” si dhe në play-off për Botërorin 2026, ku do të përballen ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.

E në prag të vitit të ri 2026, trajneri i Kosovës, Franco Foda ka bërë një urim për festat e fundvitit.

“Uroj të gjithë punonjësit e FFK-së, të gjithë tifozët e ekipit kombëtar, përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë popullit të Kosovës për një vit 2026 të mbarë, me shëndet dhe suksese.Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti”, deklaroi Foda.

Të ngjashme