Ushqimet që duhet t’i hanë gratë pas lindjes

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Nëna është koha të hani si duhet!

Mënyra e ushqimit luan një rol tejet të rëndësishëm tek gratë pasi që lindin fëmijë. Njejtë sikur në shtatzëni, t’i kushtoni rëndësi ushqimit është po ashtu tejet e rëndësishme.

Ju duhet të përfshini elemente nga të gjitha grupet e ushqimit në dietën tuaj, në mënyrë që tu ju ndihmoj në procesin e shërimit, të rritni sasinë e furnizimit tuaj me qumësht, si dhe të ndihmoni trupin tuaj të shërohet më shpejt, raporton “Etimes”, transmeton lajmi.net.

Bajame

Bajamet duhet t’i hani në të gjitha fazat e jetës, por më e rëndësishmja gjatë shtatzënisë. Ato mbartin një larmi përbërës të shëndetshëm që rrisin gjendjen shpirtërore dhe shëndetësore.

Hudhër

Përdorimi i hudhrës ka shumë përfitime ju tashmë e dini atë. Hudhra është një forcues i fortë i imunitetit, e cila mban trupin larg mikrobeve dhe viruseve. Andaj, para se trupi juaj të shërohet pas lindjes, shtoni ushqimeve tuaja hudhrë do të ndjeheni më të forta,

Ushqime që përmbajnë proteina

Ushqimet si fasulet, vezë, mish të pulës dhe ushqime të tjera që janë të pasura me proteina, do ju ndihmojnë që trupi juaj të shërohet pas lindjes. Si dhe ushqimet që përmbajnë kalcium dhe hekur për të forcuar eshtrat.

Keni kujdes, mundoheni të hani ushqime sa më të shëndetshme që ju bëjnë të ndjeheni më të forta. Shmangni ushqimet që ju bëjnë të fryera dhe me gazra.

Të ngjashme