Ushtarët amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ambasada e ShBA jep detaje

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Rreth 200 trupa të ushtrisë amerikane do të mbërrijnë pas pak në Rinas. Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasada e SHBA me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Përfaqësues të medias janë mbledhur në aeroportin e Rinasit në pritje të mbërritjes së trupave nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë është njësia më e madhe e Gardës Kombëtare në shtetin e Florida. Mësohet se ata do të bashkohen në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”, e cila po zhvillohet në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme