Ushtria që ka marrë në dorë pushtetin në Birmani, premton zgjedhje të reja

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Birmanisë ka përsëritur premtimin për të mbajtur zgjedhje të reja dhe për të hequr dorë nga pushteti ndërsa protestat anti grusht-shtet vazhdojnë në të gjithë vendin.

Zëdhënësi i ushtrisë, Brig Gen Zaw Min Tun, ka thënë edhe një herë se Ushtria mori kontrollin pas pretendimeve se ka ndodhur mashtrim me vota në zgjedhjet e fundit, megjithatë, nuk kanë dhënë asnjë provë, shkruan BBC.

Ai shtoi se ishte ngritur akuza e dytë penale kundër udhëheqëses së ndaluar të opozitës, Aung San Suu Kyi.

Protesta masive janë duke u zhvilluar që prej puçit ushtarak më 1 shkurt.

Ushtria ka rritur praninë e saj në rrugë dhe ka vendosur automjete të blinduara në disa qytete ditët e fundit për t’iu kundërvë protestueseve të opozitës.

Të ngjashme