Vaksina anti-Covid, personat me nevoja veçanta kërkojnë të jenë prioritet

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 07:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që një kategori e personave me nevoja te veçanta të jenë prioritet në vaksinimin kundër virusit Covid-19.

Tutje, Maliqi tha se në këtë kategori do të kërkojnë që të jenë personat që kanë sëmundje kronike po ashtu edhe ata me Down Sindrome, që siç thotë ai këta janë më të predispozuar ndaj virusit.

“Qysh në vitin e kaluar ka filluar pandemia edhe unë kam thënë se më së miri gjatë karantinës i janë përshtatur personat me aftësi të kufizuara për shkak se kemi qenë dhe jemi të izoluar dhe iu kemi drejtuar institucioneve tona edhe tash me rastin e vaksinës që të kenë prioritet te personat me aftësi të kufizuara tek disa grupe që mund të jenë më të rrezikuar ndaj Covidit”.

“Ata persona që janë të prekur me sëmundje kronike, që kanë probleme me zemër, më frymëmarrje, me Down Sindrom këta janë gjithmonë më të predispozuar ndaj Covid. Por këta e bazoj në faktin që personat me aftësi të kufizuara janë gjithmonë afër dikujt dhe kjo e rrezikon jo vetëm personin me aftësi të kufizuar, por edhe rrethin dhe familjen. Andaj duhet që institucionet tona t’i marrin këto asi prioritet në mënyrë që të zvogëlojmë infeksionin te personat me aftësi të kufizuara”.

Ai ka theksuar se personat me nevoja të veçanta në Kosovë janë të diskriminuar, duke shtuat se vetëm 30% të të drejtave të tyre përmbushen.

Ai ka përmendur edhe disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen personat me nevoja të veçanta.

“Nëse flasim për legjislacionin i cili ekziston në Kosovë dhe diskuadri ligjor mund të themi lirisht se personat me aftësi të kufizuara janë të diskriminuar. Kjo bazohet edhe në ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, i cili thekson se personat me aftësi të kufizuara në rast se nuk mund ta marrin një shërbim atëherë konsiderohen të diskriminuar. Dhe nëse krahasojmë legjislacionin e Kosovës me atë evropian ku Kosova një ditë synon të jetë në atë familje dhe qëllimet e mijë vjeçarit dhe në konventën e kombeve të bashkuara Kosova i përmbush vetëm 30% të shkruara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara që do të thotë jemi larg standardeve evropiane dhe më gjerë.

“…mirëpo me 3 dhjetor të vitit që është mbajtur një debat në parlamentin e Kosovës ku është diskutuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe gjithë deputet e kanë pranuar faktin që është bërë shumë pak për këta persona dhe të nesërmen është miratuar një rezolutë që obligon institucionet e Kosovës të merren më seriozisht me këtë çështje. Në të gjitha fushat dhe ne veçanti në përmasimin e kuadri ligjor, përfshirjen e konventës së kombeve të bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, aprovimi i planit tre vjeçar dhe shpallja e vitit 2022 si vit i aftësisë së kufizuar. Sfidat janë të shumta duke filluar nga edukimi, shërbimet shëndetësore, sociale dhe pajisjet ndihmëse, punësimi, komunikimi, qasshmëria janë fusha që kanë nevojë të intervenohet në to në mënyrë që këtyre personave tu jepet mundësia të tregojnë vlerat e tyre”.

“Edhe gjatë fushatës zgjedhore ju kemi drejtuar subjekteve politike me një letër zotimi dhe atë e kanë bërë thuajse të gjitha subjektet politike dhe në veçanti subjektet kryesore të cilat udhëheqin vendin dhe ne kemi besim që institucionet tona do të merren shumë më seriozisht me çështjen e personave me aftësi të kufizuara”.

Edhe te punësimi Maliqi thotë se mundësitë janë të vogla, derisa ka shtuar se problemi ekziston që nga fëmijëria, raporton EO.

 “Sa i përket punësimit zakonisht shumë pak iu jepet mundësi. Këtu është një zinxhir i probleme sepse nëse nuk ekziston edukimi, qysh nga fëmijëria, mundësia e qasjes fizike apo qasje në komunikim atëherë që vështirëson edhe punësimin. Dhe nëse këta persona punësohen kjo do të jetë një lirim nga barra jo vetëm e familjeve, por edhe institucioneve tona dhe do të tregojnë një kulturë sepse në vendet tjera konsiderohen shumë më ndryshe sesa në vendin tonë”.

Të ngjashme