Shoqata “Handikos” hap punishte për prodhimin e karrocave

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 16:05 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Handikos” ka hapur punishten për montimin dhe prodhimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuar.

Hapjen e kësaj punishte e ndihmuan organizata humanitare Direct Connect dhe fabrika për prodhimin e karrocave ROC Wheels nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa punën e punishtes e mbështesin Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.

Stafi i Shoqatës “Handikos” është trajnuar për montimin dhe përshtatjen e karrocave.

Drejtori i “Hendikos”-it, Afrim Maliqi, tha se kjo marrëveshje ka për qëllim që t’iu ndihmohet personave me aftësi të kufizuara.

“Duke e parë nevojën në veçanti fëmijët të pajisen me karroca të përshtatura në mënyrë që të jenë sa më të pavarur por gjithashtu edhe familjet e tyre që fëmijët ti ndihmojnë drejt integrimit si në arsim gjithashtu edhe në shoqëri edhe në jetën e përditshme. Këtë javë janë shpërnda disa karroca fëmijëve dhe do të vazhdohet gjithashtu edhe më tutje”, tha Maliqi.

Edhe përfaqësuesit e organizatave nga SHBA-të, “Direct Conect” dhe “Roc Wheels” u shprehën të lumtur që kanë arritur të bëjnë diçka për të mirën e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Jemi të kënaqur që për dy vjet me radhë kemi bashkëpunuar bashkë me ju për të ofruar diçka sikurse ajo që e kemi sjell sot punëtorisë së karrocave. Është dashur t’i bashkojmë njerëzit e fushave të ndryshme për të arritur një qëllim për t’u ndihmuar njerëzve në nevojë”, u shprehën ata.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, tha se ky projekt përpos i cili mund të gjeneroj punësim për personat me aftësi të kufizuara gjeneron edhe të mira jo materiale për njerëzit me nevojë.

“Fal këshillave të miqve tanë nga ShBA, fal shkollimit të cilin e kanë marr disa anëtarë të Handikosit në ShBA shkollim të cilin ata do ta përcjellin në Kosovë dhe do të bëjnë punë të mira për njerëzit në nevojë do të krijojnë vende të reja të punës edhe do të japin një model të një ndërmarrje sociale edhe për regjionin”, tha Abrashi.

Ndërsa, zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, tha se institucionet e Kosovës po bëjë atë që duhet me bërë dhe që e kanë obligim.

“Me këtë projekt, mendojmë, jemi duke arrit me krijuar kushte për përmirësimin e jetës së këtyre personave që janë të domosdoshëm për shoqërinë tonë. Ky është një hap më para me qëllim të krijimit të kushteve që edhe këta të japin kontributin e tyre në zhvillim të shoqërisë në Kosovë”, tha Sadiku.

Në ceremoninë e fillimit të punës së punishtes, u nënshkrua edhe marrëveshja për financim të saj në mes të HANDIKOS, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili financim mundëson qëndrueshmëri të punës dhe ofrimit të karrocave të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara përdorues të karrocave.

femija ne karroce

Marreveshje hendikos

Hendikos 1

Të ngjashme