Vaksinat kineze, Rama niset drejt Turqisë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nisur për në Turqi për të arritur marrëveshjen për vaksinat kineze me një distributor turk.

Kështu bëjnë të ditur burime për A2 CNN.

Një ditë më parë u bë me dije se blerja e vaksinave kineze nuk është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Republikën Popullore të Kinës, por nëpërmjet distributorit turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Mësohet se kreu i qeverisë shqiptare do të kthehet në Tiranë rreth mesditës së të enjtes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme