Vaksinohen edhe 12 mijë e 144 persona në Kosovë

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 608.939 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.432.135 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 2.870 testime, prej tyre 40 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 149 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226.

Të ngjashme