Valbon Krasniqi dorëzon vulat që do të përdoren në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike në QKUK

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka dorëzuar zyrtarisht, të premten, vulat që do të përdoren në Shërbimin e Mikrobiologjisë Klinike, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Vulat i janë dorëzuar, drejtoreshës së sapozgjedhur me konkurs, të Shërbimit të Mikrobiologjisë Klinike, Greta Lila.

Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike, ishte formuar me datë 18.03.2021, pasi që ministri i shëndetësisë, kishte miratuar popozim Vendimin për ndryshimet në Stautin e QKUK-së, pas pranimit të kërkesës nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së, me datë 08.02.2021.

Me rastin e funksionalizimit të këtij shërbimi, drejtori Krasniqi, i ka dëshiruar suksese drejtoreshës Lila, duke ofruar mbështetjen e ShSKUK-së, për këtë shërbim. Shërbimi i Mikrobiologjisë do të jetë në shërbim të klinikave të QKUK-së, për të kryer analizat mikrobiologjike.

Të ngjashme