Valdrin Lluka lutet për minatorët e ngujuar

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Rreth 100 minatorë kanë mbetur të ngujuar nga mungesa e rrymës pas djegjes së trafo kryesorë në minierën e Trepçës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Me shqetësim po e ndjeki situatën në Trepçë ku një trafo 110 kv është djegur tërësisht, duke ndërprerë energjinë elektrike për minierën kryesore të Stan Tërgut si dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike.

Në bisedën që kisha me persona përgjegjës dhe sindikatën, rreth 10 minatorë janë brenda në minierë, pa rrezik për jetë. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët.

Miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes.

Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme