Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që në janar ta transferojnë një qendërmbrojtës.
Valverde frikësohet se dy qendërmbrojtësit aktual, Samuel Umtiti dhe Gerard Pique mund të lëndohen gjatë sezonit, kështu që dëshiron të ketë alternativa për qendër të mbrojtjes, përcjell Express.
Thuhet se drejtuesit e klubit i kanë ofruar Valverdes qendërmbrojtësin kolumbian, Yerry Mina, i cili luan te skuadra braziliane, Palmeiras.
Por, alternativa të Barcelonës janë edhe Matthijs de Ligt (Ajax) dhe Marlon Santos, i cili është i huazuar te Nice nga Barcelona.