Në prag të debutimit në La Liga, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka bërë thirrje për durim nga tifozët e “Blaugranave”.
Barcelona edicionin e ri në elitën spanjolle e nis sonte në ‘Camp Nou’, kundër Real Betisit.
Tekniku spanjoll, e pranon se dy disfatat kundër Real Madridit ishin zhgënjim për tifozët e skuadrës së tij, por ai thotë se largimi i Neymarit ka prishur planet e skuadrës së tij. Megjithatë, Valverde thotë se Barcelona tani duhet të shikojë përpara.
“Humbja, sidomos kundër Real Madridit është diçka jo e mirë, unë e kuptoj zhgënjimin e tifozëve”, tha ai.
“Largimi i Neymarit ishte shumë e papritur dhe na ndryshoi planet”.
“Tani ne duhet të punojmë, ne duhet të bëjë një hap përpara dhe mos të shikojmë prapa”, ka theksuar Valverde.