Valverde nuk e përjashton Realin nga gara për titull

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 16:23 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se Real Madrid vazhdon të jetë në garë për titull të La Ligas
Real Madrid ka humbur mbrëmë ndaj Espanyol në udhëtim 1:0, për të mbetur 14 pikë mbrapa Barcelonës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pavarësisht kësaj, trajneri i skuadrës katalonase, Ernesto Valverde nuk e përjashton nga gara për titull.

“A e përjashtoni Realin në garë për titull? Unë nuk e përjashtoi asnjë skuadër, përderisa matematika e thotë të kundërtën”, tha Valverde gjatë konferencës për media.

Barcelona nesër do të luajë ndaj Las Palmas në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26 të La Ligas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme