Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk thotë se do të ishte i lumtur t’i ofronte Liverpoolit mendimin e tij rreth transferimit të mundshëm të mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
De Ligt ka marrë vëmendjen e top klubeve në Evropë me paraqitjet e tij për Holandën dhe Ajaxin, dhe sipas Van Dijkut edhe Liverpooli po e monitoron mbrojtësin e ri holandez, transmeton Koha.net.
“Ai tashmë ka arritur shumë larg, sidomos për moshën që ka. Një mbrojtës i mirë, djalë i mirë, i qetë, e di se çfarë do, dhe shpresoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur në hapin e radhës”, është shprehur Van Dijk për De Telegraaf.
“Ai do të jetë në listë, sepse klubi (Liverpooli) ka mjaft skautë. Nëse i duhet Liverpoolit mendimi im, do iu jap”, është shprehur mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.