Vazhdojnë dridhjet e tokës në Ohër

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 10:32 | Nga

Katër tërmete të reja prej të cilëve më i fuqishme me intensitet prej 3,8 ballësh sipas Rihterit janë regjistruar në rajonin epiqendëror të Ohrit.

Sot në mëngjes në orën 4:29 minuta është ndjerë tërmeti më i fuqishëm nga katër tërmete në thellësi prej 1 kilometër.

Në 01:02 është regjistruar tërmet me magnitudë prej 3 ballësh të cilit i paraprinë dy tronditje në 23:37 me intensitet prej 3,2 ballësh dhe 23:16 një tërmet prej 3,1 ballësh.

Nga 18 qershori deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete.

Më i fuqishmi ishte në orën 13:18 minuta me magnitudë prej 5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme