Në Qendrën e Studentëve po vazhdojnë punimet edhe në mensën e studentëve.
Në të gjitha hapësirat e mensës janë duke u rinovuar hollet, depot si dhe është bërë ndërrimi i të gjitha pllakave dhe dyshemesë, mirëmbajtja e nyjeve sanitare, poashtu është ndërruar edhe kulmit i mensës.
Kujtojmë se pikërisht Qendra e Studentëve ishte shndërruar si karantinë për të rikthyerit nga diaspora, të cilët ishin detyruar të qëndrojnë të izoluar më shumë se dy javë për parandalimin e pandemisë COVID-19.