Vazhdon aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” në Rahovec

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Komuna e Rahovecit sot ka vazhduar aktivitetin për largimin e mbeturinave. Aksionit për largimin e mbeturinave iu është bashkuan edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, organizata mjedisor “Ta pastrojmë Kosovën”, qytetar të shumtë dhe nxënës të shkollave.

Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi dhe krijimi i një praktike tek qytetarët, se hedhja e mbeturinave shkatërron mjedisin dhe shëndetin tonë si dhe u bë thirrje që qytetarët të rrisin vetëdijen për kujdesin ndaj mjedisit, dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi,  ka paralajmëruar gjoba për të gjithë ata të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që ta ruajnë ambientin, mos të hedhin mbeturina vend e pavend, në të kundërtën do të gjobiten me gjoba mandatore”, tha ai.

Ai tha se aksionet e tilla janë shumë të dobishme për vetëdijesimin se si të ruhet ambienti.

“Po përpiqemi që bashkë me shumë vullnetarë po dëshmojë se kemi nevojë për një ambient më të pastër, më të gjelbëruar, më të shëndetshëm. Aksionet e tilla janë shumë të dobishme sepse ne përveç që largojmë mbeturinat , japim mesazh, orientim se mbeturinat duhet të hedhen aty ku e kanë vendin”, tha ai.

Besnik Shabiu, nga Let’s Do It Kosova, tha se këto lloj mobilizime po tregojnë se Kosova është gati të pastrohet.

“Ky mobilizim sot në komunën e Rahovecit po tregon më së miri se sa efekt ka aksioni i pastrimit. Kosova nuk meriton të ketë këto pamje në këto vende piktoreske. Këto lloj mobilizime janë një tregues i qartë se Kosova është gati të pastrohet. Sfidë do të mbetet mirëmbajtja”, tha ai.

Gjatë këtij aksioni janë pastruar vendi te varrezat e dëshmorëve dhe rruga Rahovec-Drenoc, tek ura e Drenocit.

 

Të ngjashme