Vazhdon largimi i mbeturinave në disa pjesë të qytetit të Fushë-Kosovës

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me KRM ”Pastrimi” ka filluar largimin e mbeturinave në dy deponi në lagjet e komuniteteve RAE, një në rrugën “Hekurudha” te rezervuari dhe një në rrugën “Meshari” te ura e lumit Sitnica.

Aktivitet e përbashkëta në pastrimin e mjedisit drejtpërsëdrejti kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik, duke zvogëluar dhe parandaluar shkaqet e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme si pasojë e mbeturinave të rrezikshme.

Ky aktivitet sipas komunës është vetëm vazhdimësi e pastrimit të lokacioneve me mbeturina e që do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme