Administrata Tatimore e Kosovës dhe GIZ-i Gjerman kanë mbajtur punëtorin e përvitshme me qëllim që të prezantohen të arriturat institucionale gjatë vitit të fundit si rezultat i bashkëpunimit me GIZ, si dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017.
Në punëtori u prezantuan projektet e zhvilluara me mbështetjen e GIZ-it, siç janë Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative dhe kontrollet elektronike. Në këtë takim palët u pajtuan me aktivitetet të cilat janë me prioritet për vitin 2017.
Segmenti kryesor i bashkëpunimit për 2017, do të jetë ngritja e kapaciteteve të stafit në procese të caktuara sipas nevojave të ATK-së.
GIZ është partner për shumë vite i cili ka përkrahë ATK-në në fushën e ngritjes së njohurive të stafit dhe në zhvillimin e njësive organizative, të cilat ndikojnë në zhvillimet institucionale në përgjithësi, duke përfshirë aspektin e legjislacionit dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.