Budallakitë në këtë vend kanë filluar të ngjajnë me ortekun, i cili duke u rrokullisë, shkon e rritet gjithnjë e më shumë.
Nderimi te varrezat e ushtarëve serbë të luftërave ballkanike e të LPB bie në këtë rrokullisje të budallakisë.
Veç për seri po ua sjellë tre ilustrime, që dëshmojnë se ushtarët serbë kanë qenë vrasës, zbatues të gjenocidit kundër shqiptarëve.
Ja tre ilustrimet:
1. Konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)
2. Gazetari i New York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenë dëshmitar okular, pati shkruar këto fjalë: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije”.
3. Xhastin Mc Carthy, në studinin e tij “VDEKJE DHE DËBIM“ konstaton: Të dhënat e Luftërave Ballkanike tregojnë se në Ballkanin Qendror dhe Perëndimor, 27% e myslimanëve kanë vdekur dhe 35% e tyre kanë marrë arratinë. Shqiptarët pësuan një vdekshmëri që ishte, të paktën, po aq e madhe.”(f. 16) dhe: “Në Luftërat Ballkanike, secili nga fitimtarët gjithashtu dëshironte që të shihte një fund të pranisë muslimane në tokat që ata kishin pushtuar.”(f.171)
Çka me thanë, o njerëz? Si u bëhet nderim vrasësve të kombit tënd?
A jeni në vete a keni rrëshqitë, si orteku e doni me na zanë të gjithëve përfundi?!