Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re (AKR), njofton se procesi zgjedhor për votimin e presidentit të AKR-së është duke vazhduar në mënyrë të rregullt.
Vendvotimet nëpër të gjitha degët e AKR-së, janë të hapura ndërsa deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi. Vendvotimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në orën 19:00.
Gjthashtu, për t`ia mundësuar votimin anëtarësisë se AKR-së në të gjithë Kosovën, ekipet mobile të organizuara nga degët vazhdojnë me grumbullimin e votave në terren.
Komisioni zgjedhor bën të ditur se edhe votimi online, në mënyrë elektronike, vazhdon të mbetet i hapur deri në orën 17:00.
Komisioni zgjedhor i AKR-së njofton se deri në orën 12:00, nga të dhënat paraprake nga degët, në votimin fizik kanë marrë pjesë rreth 10 000 persona.
Në orët e pasdites Aleanca Kosova e Re do ta publikojë numrin e saktë të personave që kanë votuar në këtë proces zgjedhor.