Vazhdon shpërndarja e mekanizmit bujqësor në Fushë Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës në kuadër të përkrahjes me pajisje, për fermerët e vegjël, ka shpërndarë mekanizëm bujqësor.

Përfituesit kanë pranuar pajisje, si: plugje, mullinj, makina spërkatëse, kositëse të barit etj.

Drejtoria e Bujqësisë do të mbikëqyrë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të mekanizmit duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla dhe trajnime në mënyrë që ata mos të kenë probleme gjatë shfrytëzimit të tij.

Gjatë pranimit të mekanizmit fermerët janë ndarë shumë të kënaqur dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme