Një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme, ngjarja ka ndodhur në Gjilan.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ishte punëtor sigurimi.
Pas lajmërimit të rastit, njësiti policor, prokurori dhe ekipi i mjekësisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Këta të fundit, kanë marrë edhe trupin e viktimës për ta dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.