I vdekuri para 15 vjetëve, në listat e votuesve

Novobërdë | 22 Tet 2017 | 14:18 | Nga

Në Listat e Votimit edhe në këto zgjedhje janë prezent personat e vdekur.

Një raportim të tillë e ka bërë një qytetar i Novobërdës

Tribuna Channel ka siguruar dokumentin ku Alush Mustafa që ka vdekur para 15 vjetëve gjendet në Listën e Votimit.

Më poshtë e keni raportimin e plotë të Fidan Mustafës, nipit të Alushit:

“Sot, rastësisht takova të “gjallë” gjyshin që ka ndrruar jetë para 15 viteve! Siç e dimë të gjithë, sot është ditë e zgjedhjeve Lokale në Kosovë, dhe si qytetar i këtij vendi u nisëm që të kryejmë një obligim kushtetues. Derisa prisja në radhë për verifikim të emrit në qendrën e votimit, hasa ne emër të gjyshit tim i cili ishte edhe ai në listën e votimeve!!! Thash me vete: nëse vërtet kishte lënë amanet që të votoj edhe pas 15 viteve!!?, meq është në listat e votimeve, kjo më la thellësisht pa përgjigjie!!?. Vërtetë kjo është abuzive pët familjarët derisa në listat e votimeve, dikush qëllimishtë të vdekurit tanë po tenton të i keqpërdor për vota”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme