Vdes bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Miftar Gashi.

Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku edhe u ka shprehru ngushëllime familjarëve të tij.

Postimi i tij i plotë

Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Miftar Gashi.

Burrë i urtë, i dashur e i afërt me të gjithë, luftëtar i ditëve të para, udhëheqës i luftës, ai vazhdoi kontributin e tij edhe pas çlirimit në shtetndërtimin e vendit.

Shpreh ngushëllime për familjen Gashi, fshatin Buçan, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Pusho në paqe Miftar!

Të ngjashme